Voziste 179 km/orë, aty ku lejohej 80 km – shoferi arrestohet dhe i merret vetura

Nga I.A
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Policia e ndalon shoferi dhe e sekuestron veturën. Shoferi nga Tetova është arrestuar, pasi u kap duke drejtuar veturën e tipit “Mercedes” me 179 km/orë, në një rrugë ku shpejtësia e lejuar është 80
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se incidenti ndodhi më 12 korrik 2026, rreth orës 19:35, në rrugën Tetovë-Gostivar, përpara kryqëzimit Vrapçishtë.


– Oficerët e policisë nga Njësia Mobile për Sigurinë në Trafikun Rrugor të Sektorit të Çështjeve të Trafikut të Ministrisë së Brendshme, duke përdorur një automjet special përgjues, matën shpejtësinë e një automjeti në 179 kilometra në orë, në një vend ku shpejtësia është e kufizuar me një shenjë trafiku në 80 kilometra në orë – thotë Ministria e Brendshme.
Konform udhëzimeve (rekomandimeve) të prokurorit publik, policia e arrestoi shoferin me iniciale L.M. (27) nga Tetova dhe ia sekuestroi veturën e tipit “Mercedes”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër