Mojsoska: Më shumë ministra të shëndetësisë për dy vjet sesa janë ndërtuar qendra klinike për 35 vjet

Nga I.A
633 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e Levicës, Jovana Mojsoska, në debatin për rekonstruksionin e Qeverisë, u ndal te Ministria e Shëndetësisë dhe theksoi se ndryshimet e shpeshta kadrovike nuk i zgjidhin problemet e akumuluara në sistemin shëndetësor, i cili përballet me mungesë barnash, institucione jofunksionale, deficit kadrovik dhe partizim:

Sot këtu arritëm të emërojmë edhe ministrin e tretë të shëndetësisë brenda dy viteve të qeverisjes. Por personat me hemofili prej më shumë se një viti e presin ilaçin, faktorin tetë. Prandaj që në fillim dua ta informoj ministrin e ri, Klekovski, se megjithëse në janar në këtë Kuvend u premtua se tenderi për ilaçin e hemofilisë do të mbërrinte shpejt, jo vetëm që ilaçi vazhdoi të shpërndahej në sasi të kufizuara, por në njëzet ditët e fundit personat me hemofili alarmojnë se nuk po e marrin fare këtë ilaç, i cili është jetik për ta.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër