Shpërthime të reja në Bandar Abbas, aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore

Nga Xh M
2,964 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Bandar Abbas, 13 korrik Zhurnal.mk – Shpërthime të reja janë raportuar në rajonin lindor të Bandar Abbas në Iran, njofton agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Sipas raportimeve paraprake, shkaku i shpërthimeve ende nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka raportuar se sistemet e mbrojtjes ajrore në zonë janë aktivizuar.

Autoritetet iraniane nuk kanë dhënë ende detaje të mëtejshme mbi natyrën e shpërthimeve apo objektivat e mundshme, ndërsa situata vijon të monitorohet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër