Gjykata e dënon Danella Arsovskën

Nga Xh M
1,538 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 korrik Zhurnal.mk – Pas 4 vitesh, Gjykata Themelore Civile e Shkupit ka shellur vendim duke pranuar pjesërisht padinë e ngritur nga Orce Todorovski, ish-drejtor i qendrës për informim i VMRO-DPMNE-së dhe zëvendëssekretar i përgjithshëm i partisë, si dhe ndihmësdrejtor i përgjithshëm aktual në MRTV, kundër Danela Arsovskës, ish-kryetares së bashkisë së Shkupit, si dhe Qytetit të Shkupit, për shpifje dhe fyerje.

Sipas vendimit, gjykata zbuloi se në një konferencë për shtyp të mbajtur më 6 dhjetor 2022, Arsovska bëri pretendime të rreme që dëmtuan reputacionin dhe nderin e Todorovskit. Deklaratat lidheshin me blerjen e supozuar të 150 autobusëve nga Hungaria dhe pretendimet se Todorovski ndërmjetësoi pagesën e një komisioni.

Gjykata vendosi që deklarata të tilla paraqesin shpifje, prandaj Danela Arsovska është e detyruar t’i paguajë Todorovskit 100,000 denarë si kompensim për dëmin jomaterial.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër