Xi Jinping-u takon presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev

Nga Xh M
1,951 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Peking, 16 korrik Zhurnal.mk – Të enjten pasdite, presidenti kinez Xi Jinping u takua në Shangai me homologun e tij kazakistanas Kassym-Jomart Tokayev, që ndodhet në Kinë për të marrë pjesë në Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimin e Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së.

Gjatë takimit, Xi Jinping vuri në dukje se në situatën ndërkombëtare në ndryshime të thella, marrëdhëniet e partneritetit të përhershëm gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Kazakistan kanë ruajtur zhvillimin e nivelit të lartë, duke shfaqur potencialin e madh të bashkëpunimit dhe sferën e gjerë të zhvillimit. Kina dhe Kazakistani duhet të forcojnë ndërthurjen e strategjive e politikave të zhvillimit dhe të rrisin pandërprerë nivelin e bashkëpunimit pragmatik, për ta bërë bashkëpunimin strategjik Kinë-Kazakistan të ketë rezultate të reja.

Xi theksoi me tej se dy palët duhet të nxisin zhvillimin me risi të tregtisë, të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën energjetike e burimet minerare, të shtojnë fluturimet e drejtpërdrejta ajrore dhe të rrisin nivelin e lehtësimit për transportin rrugor ndërkufitar. Kina është e gatshme të ndajë teknologjitë e ekonomisë digjitale, të AI-së etj. me Kazakistanin dhe të forcojë bashkëpunimin dypalësh në fushat e arsimit, shkencës e teknologjisë, mjekësisë, shëndetësisë, sportit, medias etj. Pala kineze është e gatshme të zbatojë katër nismat e mëdha globale së bashku me palën kazakistanase dhe të forcojë koordinimin e bashkëpunimin dypalësh në mekanizmat shumëpalësh, duke përfshirë OKB-në, OBSh-në, mekanizmin Kinë-Azi Qendrore etj., për të mbrojtur së bashku drejtësinë ndërkombëtare.

Nga ana e tij, presidenti Kassym-Jomart Tokayev u shpreh se Kazakistani i konsideron marrëdhëniet me Kinë si një përparësi kryesore në politikën e jashtme dhe bën përpjekje për të forcuar vazhdimisht partneritetin e përhershëm gjithëpërfshirës strategjik me Kinën. Kazakistani mirëpret forcimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë dhe bashkëpunimin me Kinën në fushat e tregtisë, investimeve, transportit, energjetikës, bujqësisë, ekonomisë digjitale etj., duke promovuar shkëmbimet njerëzore. Pala kazakistanase i vlerëson lart katër nismat e mëdha globale dhe konceptin për ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët të njerëzimit të paraqitur nga presidenti Xi Jinping, dhe është e gatshme të ruajë bashkëpunimin e nivelit të lartë me palën kineze në OKB, OBSh, mekanizmin Kinë-Azi Qendrore etj., duke zhvilluar aktivisht bashkëpunimin në qeverisjen globale të AI-së, për të nxitur së bashku zhvillimin e vazhdueshëm dhe paqen e qëndrueshmërinë globale.

Pas takimit, të dy krerët e shtetit dëshmuan nënshkrimin e shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit në fushat ekonomiko-tregtare, të transportit, të financave, të medias etj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër