Shpërthime të fuqishme tronditin qendrën e Dubait

Nga Xh M
2,251 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dubai, 16 korrik Zhurnal.mk – Disa shpërthime të fuqishme janë raportuar në qendër të Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke shkaktuar alarm te banorët dhe kalimtarët.

Dëshmitarët kanë bërë të ditur se kanë dëgjuar disa shpërthime, ndërsa deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e incidentit apo për persona të lënduar.

Sipas mediave të huaja, autoritetet lokale nuk kanë publikuar ende detaje mbi ngjarjen dhe nuk dihet nëse shpërthimet kanë shkaktuar dëme materiale.

Ekipet përkatëse vijojnë verifikimet në terren, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacion në orët në vijim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër