Shkup, 16 korrik Zhurnal.mk – Është e qartë se votimi elektronik është vetëm një spin për të mos u realizuar një njësi e vetme zgjedhore dhe për të mos u futur listat e hapura, deklaroi kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, në intervistën e sotme për Telma, në kontekst të mosmiratimit të Kodit Zgjedhor, pasi partitë politike nuk arritën marrëveshje dhe skadoi afati i periudhës së faljes (grace period) për miratimin e tij.
“Unë nuk e di nga kush kanë frikë – a kanë frikë nga qytetarët apo nga zëri i qytetarit – prandaj u përshtatet ta mbajnë status quo-në”, deklaroi Zajkova.
