E rrahu nënën, arrestohet 55 vjeçari në Strugë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Strugë, 18 korrik Zhurnal.mk – Në një fshat të Strugës, dje rreth orës 16:00, është arrestuar V.K. (55 vjeç), pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij në shtëpinë familjare.

Sipas denoncimit të bërë në polici, 55-vjeçari e ka sulmuar fizikisht të ëmën, ndërsa rasti është marrë në procedurë nga autoritetet kompetente.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij pritet të paraqitet kallëzim penal.

artikuj të ndërlidhura