Dua Lipa, Callum Turner, Mick Jagger dhe familja Beckham pushtojnë tribunat e finales së Kupës së Botës

Nga D. V.
685 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, ishin mes emrave më të komentuar në tribunat e stadiumit MetLife në New Jersey, ku ndoqën finalen e Kupës së Botës 2026.

Çifti i sapomartuar tërhoqi vëmendjen me paraqitjen elegante, ndërsa iu bashkua një sërë yjesh britanikë që ishin të pranishëm në ndeshjen mes Spanjës dhe Argjentinës.

Në tribunat VIP u panë gjithashtu aktorja Anya Taylor-Joy me bashkëshortin Malcolm McRae, legjenda e rock-ut Mick Jagger, si dhe familja Beckham, e cila kishte ndjekur nga afër turneun gjatë gjithë kampionatit, shkruan DailyMail.

David dhe Victoria Beckham u shoqëruan nga fëmijët e tyre Romeo, Cruz dhe Harper, si edhe partneret e tyre.

Finalja u fitua nga Spanja, e cila mposhti Argjentinën falë golit vendimtar të Ferran Torres në kohën shtesë, duke u shpallur kampione e botës për vitin 2026.

Atmosfera u pasurua edhe nga një spektakël muzikor i organizuar nga FIFA.

Robbie Williams hapi ceremoninë para ndeshjes me një performancë energjike së bashku me Nicole Scherzinger dhe Laura Pausini, ndërsa gjatë pushimit të pjesës së parë u ngjitën në skenë emra të njohur si Coldplay, Shakira, Madonna, Justin Bieber dhe Post Malone, në një format të ngjashëm me spektaklin e famshëm të Super Bowl.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër