Aksidentohen dy kamionë në dalje të Fushë Kosovës, krijohen kolona të gjata

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të Fushë Kosovës.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se dy mjetet e rënda janë përfshirë në aksident, ndërsa si pasojë është krijuar ngarkesë e madhe në komunikacion dhe kolona të gjata të automjeteve.

Telegrafi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka pranuar përgjigje.

Nuk dihet ende nëse nga aksidenti ka persona të lënduar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër