Iran, 20 korrik, Zhurnal.mk – Dy tërmete janë regjistruar këtë të hënë në Iran.
Mësohet se tërmeti i parë me magnitudë 5.2 goditi pranë Kuzaran në provincën perëndimore të Kermanshah.
Një zëdhënës i autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të vendit i tha agjencisë së lajmeve Mehr se dy tërmete ndodhën me një interval prej pesë minutash në rajon.
Zyrtari konfirmoi se dridhja e parë ndodhi me një thellësi prej 8 km, duke shtuar se e dyta kishte një magnitudë prej 5.7 ballë me një thellësi prej 13 km.
