Shkup, 20 korrik, Zhurnal.mk – Tetovasot mëson se një ngjarje e rëndë familjare është regjistruar në Tetovë, ku një 47-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi dyshohet se ka kërcënuar babanë e tij 76-vjeçar dhe ka dëmtuar mobiliet në shtëpinë familjare.
Sipas policisë, O.S. është arrestuar më 19 korrik rreth orës 10:30. Pas ndalimit, ai i është nënshtruar alkotestit, i cili ka treguar se kishte plot 3.22 promilë alkool në gjak.
Tetovasot mëson se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Tetovar i dehur me 3.22 promil alkool kërcënon babanë 76-vjeçar dhe shkatërron mobiliet
1,135
