Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë të raportojë Avokati i Popullit, punimet ndërpriten dy herë

Nga D. V.
1,309 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 korrik, Zhurnal.mk – Deputetë e PD janë mbledhur para foltores duke bllokuar punimet normale të seancës, pasi refuzuan që të dëgjojnë raportimin e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen.

Kryetari Niko Peleshi ka kërkuar disa herë që të lirohet foltorja, e pasi kjo nuk ka ndodhur ai ka kaluar në 5 minuta pushim.

Por edhe pas rikthimit, opozita vijoi të bllokonte foltoren, çka detyroi Peleshin të kalonte në një pushim të dytë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër