Komuna e Istogut nis pranimin e kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga breshëri

Nga D. V.
591 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Komuna e Istogut ka njoftuar qytetarët e prekur nga dëmet e shkaktuara prej breshërit se ka nisur procesi i pranimit të kërkesave për vlerësimin e dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore.

Sipas njoftimit të Komunës, kërkesat do të mund të dorëzohen nga 21 deri më 28 korrik 2026, ndërsa pas përfundimit të këtij afati aplikimet për vlerësimin e dëmeve nuk do të pranohen.

“Kryetari i Komunës, në bashkëpunim me Komisionin Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore, njofton të gjithë qytetarët e prekur se pranimi i kërkesave për vlerësimin e dëmeve do të bëhet në periudhën 21.07.2026 – 28.07.2026”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.

Kërkesat mund të dorëzohen çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, në Zyrën për Shërbime me Qytetarë, në katin përdhes të objektit të Komunës së Istogut.

Aplikimet duhet t’i drejtohen Drejtorisë për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Komisionit Komunal për Vlerësimin e Fatkeqësive Natyrore.

Komuna ka bërë të ditur se qytetarët duhet t’i bashkëngjisin kërkesës disa dokumente, përfshirë kopjen e letërnjoftimit, certifikatën e fermerit (NIF), konfirmimin e llogarisë bankare, dëshmi për dëmin e shkaktuar nga breshëri përmes fotografive, si dhe certifikatën e biznesit për personat juridikë.

Breshëri i fuqishëm që goditi së fundmi territorin e Komunës së Istogut shkaktoi dëme të konsiderueshme në kultura të ndryshme bujqësore, ndërsa institucionet lokale kanë paralajmëruar evidentimin dhe vlerësimin e pasojave në terren.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër