Tiranë, 21 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, priti sot në Kuvendin e Shqipërisë, Altin Markun, përfaqësues të diasporës shqiptare në Zvicër dhe drejtues i platformës “Fol Shqip Show”, e cila promovon historitë e suksesit të shqiptarëve në diasporë.
Gjatë takimit, Balla shprehu vlerësimin për kontributin e diasporës në forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe promovimin e imazhit të vendit jashtë kufijve.
Balla falënderoi Altin Markun për punën e tij në evidentimin e figurave të suksesshme shqiptare përmes platformës “Fol Shqip Show”, duke e cilësuar këtë një nismë me vlerë për komunitetin shqiptar dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar.
