Gjermania miraton projekt të përbashkët bërthamor me Rusinë dhe Francën

Nga D. V.
1,299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Hanover, 22 korrik, Zhurnal.mk – Ministria e Mjedisit e landit të Saksonisë së Poshtme, në veriperëndim të Gjermanisë, miratoi sot një projekt të debatueshëm për prodhimin e karburantit bërthamor, që do të realizohet nga kompania franceze ANF, filial i ”Framatome”, në bashkëpunim me gjigantin shtetëror rus ”Rosatom”.

Vendimi ka ngjallur polemika për shkak të përfshirjes së ”Rosatom”-it, në një kohë kur marrëdhëniet me Rusinë mbeten të tensionuara pas pushtimit të Ukrainës.

Nga ana e saj, Ministria federale e Mjedisit e Gjermanisë mbrojti vendimin, duke theksuar se procedurat e autorizimit bazohen vetëm në zbatimin e ligjit.

“Vendimet për kërkesat për autorizim merren në përputhje të plotë me legjislacionin. Kur plotësohen të gjitha kushtet e kërkuara dhe rreziqet e identifikuara mund të kontrollohen në mënyrë të mjaftueshme përmes masave të përshtatshme dhe kushteve të vendosura nga autoritetet, ato janë të detyruara të japin autorizimin”, thuhet në deklaratën e ministrisë federale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër