Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka angazhuar njësitë e saj për ndërhyrje në fshatin Sferkë të Komunës së Pejës, pas shpërthimit dhe përhapjes së një zjarri me përmasa të mëdha në deponinë e mbeturinave të kësaj zone.
Sipas njoftimit të FSK-së, pas pranimit të kërkesës nga Qendra e Situatave e Sekretariatit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, Qendra Operative e FSK-së ka bërë vlerësimin e menjëhershëm të rrezikut dhe kapaciteteve për reagim.
“Pas analizës përkatëse, me urdhër të Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë mobilizuar dhe kanë zbarkuar në terren njësitë e specializuara të Gardës Kombëtare me kapacitetet e saja për intervenim në këtë situatë“, thuhet në njoftimin e FSK-së.
