Kontaminim i ujit në Krushevë, ndalohet përdorimi për pije

Nga Xh M
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Krushevë, 23 korrik Zhurnal.mk – Uji nga ujësjellësi i qytetit në Krushevë nuk rekomandohet për t’u pirë sepse në të janë gjetur baktere ka bërë të ditur Qendra e Shëndetit Publik në Prilep.

Gjatë testimit sot, u gjet mungesa e klorit rezidual dhe baktereve me origjinë nga zorrët. “Banorëve të qytetit të Krushevës u rekomandohet të përdorin ujë të paketuar për pije, ndërsa uji nga Ujësjellësi i Qytetit, si ujë për higjienë personale, përgatitjen e ushqimit, larjen e rrobave dhe larjen e enëve, mund të përdoret vetëm pasi të jetë zier për të paktën 10 minuta”, rekomandoi Qendra e Shëndetit Publik në Prilep. Ky rekomandim, thekson Qendra, është i vlefshëm derisa të merren tre mostra të sakta të njëpasnjëshme të ujit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër