130 mijë euro donacion për spitalin Gjinekologjik të Çairit

Nga I.A
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 korrik, Zhurnal.mk – Spitali Gjinekologjik i Çairit është pajisur me një inkubator modern, falë një donacioni me vlerë prej 130 mijë eurosh nga USP, Zurich (Universitetet Spital Zurich), i cili pritet të përmirësojë ndjeshëm kujdesin ndaj të porsalindurve, veçanërisht foshnjave që kanë nevojë për trajtim intensiv, transmeton zyrtare.

Ky investim i rëndësishëm synon të rrisë cilësinë e shërbimeve shëndetësore dhe të ofrojë kushte më të mira për trajtimin e foshnjave në ditët e para të jetës. Inkubatori i ri është i pajisur me teknologji bashkëkohore, duke mundësuar monitorim dhe kujdes të specializuar për rastet më delikate.

Drejtoresha e Spitalit Gjinekologjik të Çairit, Meral Uzeiri Ferati vlerësoi se ky donacion është një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të pajisjeve mjekësore dhe forcimit të kapaciteteve të institucionit, në shërbim të nënave dhe të porsalindurve duke falenderuar donatorët dhe komunën e Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër