Strugë, 26 korrik Zhurnal.mk – Një kafkë njeriu dhe sende të tjera janë gjetur në afërsi të kufirit maqedono-shqiptar, në zonën e fshatit Llabunisht, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Mbetjet u zbuluan më 25 korrik nga zyrtarët policorë të Stacionit Policor për Monitorimin e Kufirit në Llabunisht, gjatë aktiviteteve pranë Liqenit të Podgorcit.
Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente, ndërsa po merren masa për identifikimin dhe përcaktimin e rrethanave se si mbetjet kanë përfunduar në atë lokacion.
