Bllokohet përkohësisht magjistralja Prishtinë–Podujevë, kamionit i bien arkat me pije në rrugë

Nga D V
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 27 korrik, Zhurnal.mk – Magjistralja Prishtinë–Podujevë është bllokuar përkohësisht pas një incidenti, ku një kamioni që transportonte pije në shishe qelqi i janë rrëzuar disa në rrugë.

Si pasojë e këtij rasti, në këtë segment janë krijuar kolona të gjata automjetesh, ndërsa qarkullimi është vështirësuar për drejtuesit e mjeteve.

Pamjet e siguruara nga RTK tregojnë situatën në vendin e ngjarjes, ku shihet shpërndarja e arkave me pije në pjesën e rrugës dhe pengesa e krijuar për qarkullim.

Ekipet përgjegjëse janë angazhuar për largimin e pengesave nga rruga dhe rikthimin e qarkullimit normal.

Deri në normalizimin e situatës, u rekomandohet shoferëve të kenë kujdes gjatë kalimit në këtë aks rrugor. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër