Kiev, 28 korrik, Zhurnal.mk – Presidenti Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina është bërë më e fortë gjatë më shumë se katër viteve të luftës me Rusinë, por ende i mungon forca ushtarake e nevojshme për të ndaluar presidentin rus Vladimir Putin.
Në një intervistë për “Sky News”, Zelensky tha se Ukraina ka zgjeruar prodhimin e saj të armëve vendase, duke përfshirë dronët dhe raketat dhe ka nisur sulme me rreze të gjatë brenda Rusisë për të rritur presionin ndaj Moskës.
“Ne u bëmë aq të fortë sa jemi tani, por jo aq sa ta ndalojmë Putinin”, tha ai.
Zelenskyy tha se fushata e goditjes së thellë të Ukrainës synon të sjellë pasojat e luftës në Rusi.
“Ajo që ne përpiqemi të bëjmë (është) ta bëjmë këtë sfidë edhe për rusët, përndryshe ata nuk do të ndjejnë se lufta është kudo, jo vetëm në Ukrainë. Kjo është arsyeja pse ne filluam operacionet tona të goditjes së thellë, vetëm për t’u përgjigjur”, tha presidenti ukrainas.
Ai theksoi se aftësia në rritje e Ukrainës për goditje me rreze të gjatë ka ndërprerë furnizimin me karburant dhe logjistikën ruse, duke rritur presionin mbi Kremlinin.
