50 Cent tallet sërish me Diddy-n pas raportimeve se u dërgua në izolim në burg

Nga D V
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

50 Cent ka ironizuar edhe një herë rivalin e tij të vjetër, Sean “Diddy” Combs, vetëm pak ditë pasi u raportua se reperi u dërgua në izolim pas një sherri të dyshuar në burg.

Gjatë një performance në klubin e natës LIV Beach në Las Vegas, 50 Cent iu drejtua publikut me humor, duke thënë: “Mund të ishit kudo, por zgjodhët të ishit këtu. Faleminderit”.

Më pas ai shtoi: “Mund të ishit… në Fort Dix me Puffy-n në burg”, duke iu referuar institucionit federal në New Jersey, ku Diddy po vuan dënimin, shkruan DailyMail.

Komenti i tij vjen pasi TMZ raportoi se Diddy u përfshi në një përplasje fizike me një të burgosur tjetër.

Sipas raportimeve, sherri nisi pasi një i burgosur e ofendoi reperin, ndërsa situata u përshkallëzua nga shtyrjet në grushte, përpara se stafi i burgut të ndërhynte. Më pas, Diddy thuhet se u dërgua në izolim.

Megjithatë, autoritetet e burgut FCI Fort Dix nuk kanë konfirmuar dhe as mohuar incidentin, duke deklaruar se nuk japin informacione për çështjet që lidhen me të burgosurit.

Rivaliteti mes 50 Cent dhe Diddy-t vazhdon prej më shumë se dy dekadash. Përplasja e tyre publike daton që nga viti 2006, kur 50 Cent publikoi këngën “The Bomb”, ndërsa pas procesit gjyqësor të Diddy-t ai realizoi edhe dokumentarin me katër pjesë “Sean Combs: The Reckoning”, duke vazhduar kritikat dhe ironitë ndaj reperit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër