Pritet të punësohen 300 specializantë të rinj në Maqedoni

Nga I.A
985 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik, Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot në një konferencë për shtyp njoftoi se Qeveria ka sjellë vendim për të zhbllokuar procesin e punësimit të edhe 300 nga gjithsej 600 specializantë, punësimi i të cilëve është parashikuar me një vendim të vitit 2024. Ai theksoi se procesi për punësimin e tyre duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
– Pas një ngecjeje të caktuar, u zhbllokua procesi për punësimin e 600 specializantëve. Ky është një vendim i Qeverisë nga viti 2024. Është vonuar zbatimi i vendimit. U punësuan 300 specializantë, kurse 300 mbetën jashtë projektit. Në seancën e djeshme të Qeverisë u sill vendim që sërish të hapet procesi dhe ata 300 specializantë që nuk ishin punësuar të punësohen deri në fund të vitit 2026, tha Klekovski.


Ai sqaroi se duke pasur parasysh faktin se tashmë ka kaluar një periudhë e caktuar nga shprehja e interesit, Ministria e Shëndetësisë planifikon të përtërijë thirrjen për shprehje interesi, pasi sipas informacioneve të tyre tashmë rreth 30 nga ata 300 specializantë janë punësuar në rrugë të rregullt.
– Duam të shohim cili është interesi i specializantëve. Prioritet absolut do të jenë spitalet e përgjithshme dhe klinike jashtë Shkupit dhe sigurisht specializimet në profile ku kemi deficit. Me këtë planifikojmë ta përmbyllim atë aktivitet dhe ta përmirësojmë ndjeshëm gjendjen me disponueshmërinë e specialistëve në shëndetësinë publike, shtoi Klekovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër