Meri Dika zgjedhet gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

Nga Xh M
1,046 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 korrik Zhurnal.mk – Kuvendi zgjodhi Meri Dika Georgievskën si gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, pasi propozimi mori mbështetjen e 64 deputetëve.

Vendimin e njoftoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pas përfundimit të votimit.

“Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese zgjidhet me shumicë votash. E vë në votim propozimin që Meri Dika Georgievska të zgjidhet gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese. Me 64 vota pro, asnjë të përmbajtur dhe asnjë kundër, Meri Dika Georgievska zgjidhet gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”, tha Gashi.

Pas zgjedhjes, Meri Dika Georgievska bëri betimin solemn para deputetëve në Kuvend, duke marrë edhe zyrtarisht detyrën e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese.

Meri Dika Georgievska është e diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ku diplomoi në vitin 1985. Studimet master në shkencat juridike i përfundoi në Universitetin “American College” në Shkup në vitin 2014. Provimin e jurisprudencës e kaloi në vitin 1987.

Karrierën e nisi si praktikante në avokati dhe bashkëpunëtore profesionale, ndërsa më pas punoi si avokate në zyrën e saj. Nga viti 1996 deri në vitin 2005 ishte gjyqtare në Gjykatën Themelore Shkupi II, ndërsa më pas vazhdoi si gjyqtare në Gjykatën e Apelit në Shkup.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër