Shteti i parë evropian ka dalë publikisht në mbështetje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, lidhur me planin e tij shumë të diskutueshëm për shitjen e aksioneve në Kupën e Botës.
Bota e futbollit është tronditur nga propozimi i FIFA-s dhe Infantinos për të shitur aksione në Kupën e Botës. Infantino, i cili drejton FIFA-n që nga viti 2016, raportohet se synon një marrëveshje me vlerë rreth 17.3 miliardë euro me investitorë privatë.
Në këmbim të lejimit të investitorëve privatë për të investuar miliarda në organizimin e Kupave të ardhshme të Botës, Infantino po u ofron secilës prej 211 federatave anëtare të FIFA-s mundësinë të përfitojnë menjëherë 17.3 milionë euro nëse votojnë pro planit të tij.
Përveç kësaj, secila federatë do të marrë edhe 57.8 milionë euro deri në vitin 2038.
Afati për 211 federatat anëtare që të vendosin nëse do ta pranojnë marrëveshjen është caktuar më 19 shtator.
UEFA, nën drejtimin e presidentit Aleksander Ceferin, do të mbajë një mbledhje urgjente të enjten me përfaqësuesit e të gjitha 55 federatave anëtare.
Megjithatë, një shtet evropian ka befasuar opinionin duke deklaruar se, në parim, pajtohet me propozimet e Infantinos.
“Mund t’i shoh përfitimet praktike për futbollin çek nga bashkëpunimi i ngushtë me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, dhe ekipin e tij”.
“Natyrisht që kemi nevojë për më shumë detaje, por nga këndvështrimi im personal mund ta shoh ndikimin pozitiv të synimeve të FIFA-s”.
Edhe pse qëndrimi i tij bie në kundërshtim me shumicën e vendeve anëtare të UEFA-s, Trunda theksoi se qeverisja evropiane e futbollit mbetet “një partner shumë i rëndësishëm”.
“Jam zgjedhur në këtë detyrë pak më shumë se një vit më parë dhe, për mua personalisht, të gjitha projektet që kam përjetuar në bashkëpunim me FIFA-n kanë qenë shumë pozitive për zhvillimin e futbollit evropian”, ka thënë Trunda.

