Dimitrieska‑Koçoska thotë se arka shtetërore po mbushet rregullisht

Nga D V
666 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 korrik, Zhurnal.mk – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska‑Koçoska, theksoi se me Ribalancin e Buxhetit për vitin 2026 të ardhurat e projektuara i mbulojnë plotësisht shpenzimet rrjedhëse, ndërsa diferenca e mbetur i dedikohet kapitalit investues.

Në intervistën për Ditarin e MTV-së, ajo vlerësoi se ribalanci është “një zgjidhje e mirë”, duke pasur parasysh gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe pasiguritë gjeopolitike. Sipas saj, ky është një nga ribalancet e rralla ku ka rritje të dukshme të kapitalit investues.

Ministrja theksoi se rritja prej rreth 6 miliardë denarësh në anën e shpenzimeve nuk ka të bëjë me transfere, avanse apo mjete të kaluara te ndërmarrjet publike – praktika që në të kaluarën regjistroheshin si kapital, por pa investime reale. “Këtë herë, bëhet fjalë për kapital që nënkupton investime konkrete në terren, dhe kjo më gëzon”, tha Dimitrieska‑Koçoska.

Ajo shtoi se pothuajse në të gjitha ministritë ka rritje të mjeteve, ndërsa pjesa më e madhe e rritjes së kapitalit është në Programin AА, ku realizimi i projekteve është i lartë dhe dinamika në terren shihet qartë. Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka rritje në disa zëra, përfshirë 700 milionë denarë për stacionin e pastrimit të ujërave në Shkup, si dhe projekte të financuara përmes fondeve IPA. Rritje ka edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, në pjesën e shpenzimeve kapitale.

Dimitrieska‑Koçoska sqaroi se me ribalancin, i gjithë deficiti buxhetor shkon për financimin e kapitalit investues, pra për projekte që qytetarët i shohin çdo ditë nëpër vendbanime. Sipas saj, kjo reflektohet edhe në indikatorët ekonomikë, përfshirë rritjen e BPV-së, ku “edhe Qeveria ka kontribut të caktuar”.

Sa i përket mbledhjes së të ardhurave, ministrja tha se arkat shtetërore po mbushen rregullisht, me performancë të mirë në të gjitha kategoritë tatimore, përveç akcizave ulje që lidhet drejtpërdrejt me masat e ndërmarra nga Qeveria.

Në lidhje me borxhin publik, ajo theksoi se situata menaxhohet me sukses, se proceset janë nën kontroll dhe se huamarrjet aktuale “krijojnë rritje ekonomike”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër