Ymeri kundër zërave për koalicionin LDK–VV: Nuk ka pasur as vendim e as komunikim zyrtar

Nga D V
774 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 30 korrik, Zhurnal.mk – Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zërat për një koalicion të mundshëm mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri ka thënë se deri tani nuk ka pasur as vendim të Kryesisë së LDK-së dhe as komunikim me Grupin Parlamentar të kësaj partie për një çështje të tillë.

Ajo ka deklaruar se kjo tregon, sipas saj, se një marrëveshje e mundshme mes dy subjekteve nuk është afër, duke kritikuar atë që e ka quajtur “propagandë mediale” dhe pretendime nga disa përfaqësues të VV-së.

“Sa i përket koalicionit potencial me VV-në: nuk ka pas as vendim të Kryesisë për Grupin Parlamentar rreth koalicionit. Nuk ka pas as komunikim me Grupin Parlamentar për këtë çështje”, ka shkruar Ymeri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër