Tiranë, 30 korrik Zhurnal.mk – Jola Hysaj është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT)
Sipas informacioneve, Hysaj është vendosur ne kete detyre te re dy ditë më parë.
Hysaj, më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysaj dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026.
Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023.
Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike.
Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje e kryeministrit Edi Rama për të afruar në administratë figura që më parë kanë mbajtur funksione në opozitë.
