Nëntë migrantë vdesin pranë Ceutës, teksa përpiqeshin të hynin me not

Nga Xh M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ceute, 30 korrik Zhurnal.mk – Nëntë migrantë vdiqën duke u përpjekur të notonin nga Maroku në enklavën spanjolle të Ceutës, ku qindra njerëz mbërritën ilegalisht sot, tha përfaqësia e qeverisë spanjolle në territorin në bregdetin verior të Afrikës.

“Nëntë trupa” migrantësh u gjetën”, tha një zëdhënës i delegacionit qeveritar, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Mbi 1 500 migrantë kanë mbërritur gjatë javës së fundit në territorin spanjoll të Ceutës, në Afrikën e Veriut, shumica duke notuar nga Maroku fqinj, njoftuan autoritetet spanjolle.

Ceuta, e vendosur në bregdetin mesdhetar të Marokut, është një nga dy territoret spanjolle në Afrikën e Veriut dhe prej vitesh konsiderohet një nga pikat kryesore të hyrjes së migrantëve afrikanë drejt Bashkimit Evropian.

Sipas transmetuesit publik spanjoll RTVE dhe mediave lokale, vetëm në orët e fundit qindra persona të tjerë kanë mbërritur në territor, duke rritur ndjeshëm presionin mbi autoritetet vendore.

Përballë kësaj vale të re migrimi, presidenti rajonal i Ceutës, Juan Jesús Vivas, i bëri thirrje qeverisë qendrore spanjolle të shpallë gjendje emergjente për arsye të sigurisë kombëtare dhe të dislokojë ushtrinë në kufirin me Marokun.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër