Premtimi i çmendur i yllit të Barcelonës: Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, do të bëj tatuazh fytyrën e Flickut

Nga D V
746 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Portieri i parë i Barcelonës, Joan Garcia, bëri një premtim interesant nëse Blaugranët fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e ri 2026/27.

Konkretisht, Garcia tha publikisht se do të bënte një tatuazh të trajnerit të Barcelonës, Hansi Flick, nëse ata do të fitonin Ligën e Kampionëve.

“Nëse fitojmë Ligën e Kampionëve, do të duhet të bëj diçka, nuk e di nëse do t’ia bëj tatuazh fytyrën Hansit…”, ka thënë Garcia duke qeshur me gazetarët.

Ju kujtojmë se diçka të ngjashme bëri edhe bashkëlojtari i tij nga kombëtarja, Marc Cucurella, i cili tha para Kupës së Botës se do të bënte një tatuazh me imazhin e trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, nëse do të fitonin titullin e botës.

Në fund, Spanja u bë kampione bote për herë të dytë dhe Cucurella e përmbushi premtimin e tij duke bërë tatuazh fytyrën e De La Fuentes.

Ndryshe, Garcia mbërriti në Barcelonë para fillimit të sezonit të kaluar nga rivalët e qytetit, Espanyol dhe ishte njëri nga lojtarët kryesor në triumfin e klubit në La Liga dhe Copa del Rey.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër