OVL e UÇK-së takon zyrtarë të Ambasadës amerikane

Nga D V
572 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 31 korrik, Zhurnal.mk – Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë të Kosovës ka bërë të ditur se kanë zhvilluar një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ndërkaq theksojnë se kanë diskutuar për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë

OVL e UÇK-së në një njoftim për media thekson se në takim u theksua edhe rëndësia e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti me SHBA-të.

“Sot zhvilluam një takim pune me zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku diskutuam për temat dhe preokupimet kryesore të veteranëve tanë. Në këtë takim theksuam rëndësinë e jashtëzakonshme që ka miqësia e përhershme dhe partneriteti ynë me partnerin tonë më të madh e të pazëvendësueshëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër