Të paktën 32 minatorë të vrarë nga shembja e një miniere qymyri

Nga D V
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Islamabad, 31 korrik, Zhurnal.mk – Të paktën 32 minatorë u vranë nga shembja e një miniere qymyri, në Pakistanin jugperëndimor pas një shpërthimi të shkaktuar nga gazi metan, thanë sot zyrtarët.

“Operacioni i shpëtimit vazhdon ende në terren, për të gjetur minatorët që rezultojnë të zhdukur në vendin e ngjarjes, pranë qytetit të Quetas, në provincën Balochistan, tha ministri rajonal”, Shoaib Nosherwani.

“Aksidenti ndodhi dje, ndërsa rreth 40 minatorë po punonin brenda minierës”, tha Nosherwani.

“Shpëtimtarëve iu deshën gati 20 orë për të nxjerrë trupat pas heqjes së mbeturinave”, tha Mohamed Imran, një zëdhënës i Departamentit të Shpëtimit.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit po përdorin makineri të rënda, për të gërmuar më thellë në minierën e shembur, për të kërkuar ndonjë të mbijetuar ose për të nxjerrë më shumë trupa”, tha Imran.

“Një hetim është urdhëruar për të përcaktuar shkakun e akumulimit të gazit metan në minierë”, tha Nosherwani.

Aksidentet vdekjeprurëse janë të zakonshme në minierat e Pakistanit, për shkak të masave të dobëta të sigurisë dhe përdorimit të teknikave tradicionale, joshkencore të minierave.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër