Dyshohet për një tjetër lokacion me mbetje mortore, Prokuroria Speciale kërkon leje për zhvarrim

Nga Xh M
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Zubin Potok, 2 gusht Zhurnal.mk – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se gjatë veprimeve hetimore të zhvilluara të shtunën në komunën e Zubin Potokut është identifikuar një lokacion i ri i dyshuar, ku besohet se mund të ketë mbetje mortore.

Sipas komunikatës së përbashkët, lokacioni ndodhet në fshatin Jabukë dhe është identifikuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin e varrezës masive në këtë zonë.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në përputhje me legjislacionin në fuqi, do t’i paraqesë Gjykatës Themelore në Prishtinë kërkesë për lejimin e zhvarrimit dhe kryerjen e ekzaminimeve të nevojshme.

Pas marrjes së autorizimeve nga gjykata, Prokuroria Speciale, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në lokacionin e identifikuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër