PDK i thotë “Jo” takimit me Kurtin: Qëndrojmë në opozitë

Nga D. V.
840 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Në prag të seancës së së enjtes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në takim liderët e partive politike që kanë fituar ulëse në Kuvend, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për krijimin e institucioneve të reja.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për Telegrafin ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e takimit.

PDK ka refuzuar pjesëmarrjen duke përsëritur qëndrimin se do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

Kryetari i partisë, Bedri Hamza, në përgjigjen e tij ka thënë se pret që Vetëvendosje, së bashku me partitë e tjera të përfaqësuara në Kuvend, të arrijnë marrëveshje për formimin e institucioneve të reja.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Kurti, duke konfirmuar qëndrimin e saj politik për këtë proces.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër