Kurti fton liderët e partive për takim para seancës konstituive, Aleanca refuzon pjesëmarrjen

Nga D. V.
708 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 gusht, Zhurnal.mk – Pasi për të enjten është caktuar seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar në një takim liderët e partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvend, me synimin për të arritur një konsensus për formimin e institucioneve.

Megjithatë nga Aleanca për Telegrafin kanë bërë të ditur se nuk e shohin të arsyeshëm pjesëmarrjen në një takim të tillë.

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini përmes një letre drejtuar Kurtit, ka rikujtuar se qëndrimi i Aleancës është bërë i qartë që në përgjigjen e datës 9 korrik 2026.

Sipas Gjinit, Aleanca nuk ka interes të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës në asnjë format, por ka shprehur gatishmërinë për të kontribuar në themelimin e institucioneve dhe shmangien e zgjedhjeve të reja, duke pasur parasysh edhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të Kosovës.

Ai thekson se Aleanca ka paraqitur gjashtë pika që i konsideron me interes jetik për vendin, por se deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjigje, as direkte e as indirekte.

Sipas Gjinit, këto pika përfshijnë:

Pranimin e menjëhershëm të projektit të gazit amerikan si prioritet strategjik shtetëror;

Nisjen e procedurave për ndërtimin e një termocentrali të ri me thëngjill për garantimin e sigurisë energjetike;

Rritjen e pragut të TVSH-së nga 30 mijë në 100 mijë euro për bizneset e vogla;

Lirimin e tokës së punuar nga tatimi në pronë për të mbështetur bujqësinë;

Financimin e plotë të projekteve rrugore dhe kapitale të mbetura pezull;

Ndarjen e një fondi prej 800 milionë deri në 1 miliard euro për investime kapitale në Prishtinë.

“Duke qenë se nuk kemi marrë asnjë përgjigje për këto propozime, Aleanca nuk sheh fare arsye që të takohemi në këtë format”, ka deklaruar Gjini në letrën e tij drejtuar Kurtit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër