Don Xhoni për incidentin me fansin në koncert: Ishte i gabuar, kërkoj falje

Nga D. V.
600 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Reperi Don Xhoni ka reaguar publikisht pas incidentit që ndodhi gjatë koncertit të tij në Gjakovë, ku pati një përballje me një person nga publiku.

Përmes një postimi në InstaStory, ai pranoi se reagimi i tij ishte i gabuar dhe u kërkoi falje personit të përfshirë në ngjarje.

“Dje n’Gjakovë, gjatë performancës e pata ni reagim t’gabum ndaj ni personi n’publik, pas ni gjesti plot t’pahijshëm n’moment drejt meje”.

 Foto: Instagram

“Pavarësisht çka ka ndodh, reagimi jem nuk u ka hije i duhuni edhe për këta kërkoj falje. Respekt për krejt ata që kanë ardh aty edhe që gjithmonë m’kanë përkrah”, ka shkruar Don Xhoni.

Reagimi i reperit vjen pasi videoja e incidentit u përhap në rrjetet sociale, duke nxitur komente të shumta nga publiku.

Me mesazhin e tij, ai pranoi se nuk e menaxhoi situatën në mënyrën e duhur dhe shprehu mirënjohje për fansat që vazhdojnë ta mbështesin.

I njëjti po vazhdon të jetë në çdo qytet të Kosovës, me koncerte plot.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër