A jeni ‘single’? Gëzohuni, paska përfitime

Nga D. V.
549 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Të qenit beqar nuk është domosdoshmërisht një disavantazh. Përkundrazi, një sërë studimesh ndërkombëtare sugjerojnë se personat “single” mund të gëzojnë përfitime në aspektin e shëndetit, karrierës dhe jetës sociale.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Bazelit në Zvicër, beqarët kanë disa arsye për t’u ndier më mirë me stilin e tyre të jetesës. Në të njëjtin përfundim kanë arritur edhe kërkuesit e “Max Planck Institute for Human Development”, të cilët theksojnë se personat beqarë peshojnë mesatarisht rreth dy kilogramë më pak se bashkëmoshatarët e tyre të martuar, edhe pse këta të fundit priren të ushqehen më shëndetshëm.

Një tjetër studim, i publikuar në revistën “Social Science & Medicine”, vëren se kjo diferencë është më e theksuar te meshkujt dhe lidhet kryesisht me përgjegjësitë që sjell prindërimi.

Përfitimet nuk ndalen vetëm te pesha trupore. Një studim i Universitetit të Kalifornisë tregon se beqarët janë më të pavarur, marrin vendime me më shumë siguri dhe përjetojnë më pak emocione negative, çka mund të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e karrierës.

Studiuesit theksojnë gjithashtu se vetmia, kur nuk shoqërohet me ndjenja negative, mund të rrisë produktivitetin, efektivitetin në punë dhe krijimtarinë.

Nga ana tjetër, personat beqarë priren të kenë një rrjet më të gjerë shoqëror dhe të kultivojnë më shumë miqësi të ngushta.

Ndërkohë, një studim tjetër i publikuar në revistën “Journal of Marriage and Family” sugjeron se të qenit beqar mund të ndihmojë edhe në ruajtjen e një forme më të mirë fizike krahasuar me personat e martuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër