“Silenciatori”, Lamallari: Asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se bashkëpunimi i qytetarëve me policinë

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 5 gusht, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përgëzoi sot strukturat e Policisë së Shtetit për finalizimin e operacionit “Silenciatori”, ku një ditë më oarë u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në Sarandë dhe u arrestuan pesë persona.

Lamallari theksoi se “falë reagimit në kohë bazuar në të dhëna operative, dy persona u kapën në flagrancë me armë zjarri, silenciator dhe municion, ndërsa tre të tjerë u arrestuan teksa kishin zënë pritë për të kryer një atentat”.

Ministri nënvizoi se asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Shtetit.

“Askush dhe asnjë plan kriminal nuk është më i fortë se besimi, pritshmëritë dhe bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Shtetit në misionin e saj të garantimit të sigurisë publike dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Përgëzoj efektivët që morën pjesë në operacion!”, shkruan Lamallari.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër