“Duke krijuar kujtime së bashku”, Selin Bollati dhe Gimbo shënojnë 5-mujorin e lidhjes

Nga D. V.
657 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Çifti i njohur nga Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati dhe Gimbo, kanë shënuar një tjetër moment të veçantë në historinë e tyre të dashurisë/

Dyshja festoi 5-mujorin e lidhjes, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga kjo ditë speciale.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, ata treguan atmosferën e festës së vogël, ku nuk mungoi torta me qiri dhe një dedikim i ëmbël: “Duke krijuar momente bashkë”.

 Foto: Instagram

Romanca e tyre nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA, ku shumë e panë si një afrim të krijuar nga rrethanat e spektaklit.

Megjithatë, pas përfundimit të programit, Selin dhe Gimbo dëshmuan se lidhja e tyre ishte e vërtetë, duke vazhduar të qëndrojnë bashkë edhe jashtë kamerave.

 Foto: Instagram

Me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre është bërë më e konsoliduar.

Çifti ka nisur bashkëjetesën në Tiranë, derisa kanë ndarë shpesh me publikun momente nga jeta e tyre e përditshme.

 Foto: Instagram

Selin është parë gjithashtu e afërt me familjen dhe ambientin nga vjen Gimbo, duke vizituar shpesh Istogun, vendlindjen e tij.

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër