Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Arlinda dhe Nora kanë lënë pas përplasjet mes tyre, duke i kërkuar falje njëra-tjetrës pas debateve të fundit.

Gjithçka nisi pasi Arlinda shprehu pëlqimin për Norën, por kjo e fundit, pas një kohe, e përjetoi keq situatën, duke e cilësuar Arlindën si përndjekëse dhe narciste.

Arlinda iu kundërpërgjigj duke e quajtur edhe ajo Norën narciste.

Gjatë bisedës së pajtimit, Nora u përlot dhe u largua drejt banjës. Arlinda i shkoi pas, duke i kërkuar sërish falje.

Kur Nora doli, të dyja u përqafuan, ndërsa Arlinda e puthi në faqe dhe në qafë.

Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit e programit.

Disa prej tyre bënë shaka se Arlinda po shfrytëzonte rastin për ta puthur Norën, ndërsa kjo e fundit vijonte të qante edhe pas pajtimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër