Niveli i ulët i Danubit ”zbulon” anijet naziste

Nga D. V.
478 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Beograd, 6 gusht, Zhurnal.mk – Niveli jashtëzakonisht i ulët i ujit në lumin Danub ka nxjerrë në pah disa anije të fundosura të Marinës gjermane nga Lufta e Dytë Botërore në Serbi.

Mediat serbe raportuan se vizitorët kanë nisur të ngjiten mbi mbetjet e amortizuara të ish-flotës naziste pranë portit lumor të Prahovës.

Anijet e fundosura janë bërë të dukshme disa herë edhe gjatë verave veçanërisht të nxehta të viteve të fundit.

Përqendrimi i madh i anijeve të mbytura në këtë pjesë të Danubit, pak përpara të ashtuquajturës Gryka e Hekurt, një grykë e lumit Danub në kufirin mes Serbisë dhe Rumanisë, lidhet me ngjarjet e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Marina gjermane fundosi qëllimisht pjesë të Flotës së saj të Detit të Zi në këtë zonë. Forcat detare ishin në tërheqje dhe po ndiqeshin nga flotilja ushtarake sovjetike e Danubit.

Rreth 200 anije u fundosën me qëllim që ta bënin lumin të pakalueshëm për forcat ndjekëse.

Rrënojat e anijeve pranë Prahovës vazhdojnë të përbëjnë një pengesë të madhe dhe të rrezikshme për lundrimin në Danub kur niveli i ujit është i ulët.

Bashkimi Evropian po financon një program për nxjerrjen graduale të anijeve të vjetra naziste, veçanërisht atyre që ndodhen në pozicione më problematike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër