Rëndohet gjendja shëndetësore e Joe Biden, djali i tij Hunter: Kanceri është përhapur

Nga Xh M
802 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Uashington, 8 gusht Zhurnal.mk – Gjendja shëndetësore e ish-presidentit amerikan Joe Biden është rënduar. Djali i tij, Hunter Biden, ka deklaruar se kanceri i prostatës është përhapur më tej dhe se 83-vjeçari po përjeton dhimbje të forta dhe lodhje.

Në një intervistë për emisionin “Newsnight” të BBC-së, Hunter Biden foli hapur për betejën e babait të tij me sëmundjen, duke e cilësuar situatën si tepër të vështirë për familjen.

Joe Biden u diagnostikua në maj të vitit 2025 me një formë agresive të kancerit të prostatës, i cili në momentin e diagnostikimit ishte përhapur në kocka. Sipas Hunter Biden, sëmundja tashmë është përhapur edhe më tej.

“Është vërtet e vështirë. Është shumë e trishtueshme ta shohësh”, tha Hunter, duke shtuar se pavarësisht gjendjes së rënduar, babai i tij vazhdon të jetë qendra e familjes.

Hunter Biden foli gjithashtu për faljen presidenciale që mori nga Joe Biden në dhjetor 2024, si dhe për betejën e tij me varësinë nga alkooli dhe kokaina.

Ai tha se nuk ka ndërmend të hyjë në politikë, por dëshiron të përdorë përvojën e tij për të folur më shumë rreth varësisë dhe procesit të rikuperimit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër