Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë

Nga D. V.
567 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Kiev, 10 gusht, Zhurnal.mk – Ish-komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës dhe ambasadori aktual në Mbretërinë e Bashkuar, Valerii Zaluzhnyi, gëzon nivelin më të lartë të besimit te ukrainasit, sipas një sondazhi të Institutit Ndërkombëtar të Sociologjisë në Kiev (KIIS).

Sipas të dhënave të publikuara, 66% e ukrainasve shprehen se i besojnë Zaluzhnyit, ndërsa 24% thonë se nuk i besojnë. Bilanci i besimit është +42%.

Në vendin e dytë renditet Mykhailo Fedorov, ish-ministër i Mbrojtjes, me 63% besim dhe 16% mosbesim, duke regjistruar bilanc +46%.

Ndërsa Kyrylo Budanov, aktualisht shef i Zyrës së Presidentit, gëzon besimin e 61% të të anketuarve, kundrejt 22% që shprehin mosbesim. Bilanci i tij është +39%.

Pas tyre renditet presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili zë vendin e katërt në listën e figurave më të besuara nga qytetarët ukrainas.

Sondazhi kombëtar i KIIS u zhvillua gjatë periudhës 6–31 korrik 2026, duke përdorur një metodë të kombinuar të intervistimit.

Në total u zhvilluan 1,808 intervista: 905 përmes telefonit dhe 903 ballë për ballë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër