Lionel Messi tërhiqet përkohësisht nga futbolli pas vdekjes së babait të tij

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Sulmuesi i Inter Miamit, Lionel Messi, do të tërhiqet përkohësisht nga detyrat e tij si lojtar për klubin pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi.

Babai i Messit, Jorge Messi ndërroi jetë në moshën 68 vjeçare pas një sëmundjeje të zgjatur, duke lënë të pikëlluar yllin argjentinas, i cili kishte një raporton të veçantë me të.

Se vdekja e babait ka luajtur një rol të madh emocional të Messi, këtë e tregojnë edhe raportimet e fundit, ku Messi ka vendosur të tërhiqet përkohësisht nga futbolli.

Sipas një raporti nga Doble Amarilla, futbollisti 39-vjeçar do të qëndrojë në Argjentinë në të ardhmen e afërt për të qenë pranë familjes së tij.

Aktualisht, një datë e saktë për kthimin e Messit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rifillimin e paraqitjeve të tij për Inter Miamin nuk është përcaktuar ende.

Klubi do të duhet të japë llogari për mungesën e tij ndërsa menaxhon skuadrën dhe planifikon ndeshjet e ardhshme.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër