“Kujdes nga eklipsi diellor”, mjekët japin udhëzimet për ta parë pa rrezikuar sytë: Syzet e diellit nuk mjaftojnë

Nga Xh M
858 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Eklipsi diellor i 12 gushtit do të jetë një spektakël i rrallë në qiell, por mjekët paralajmërojnë se shikimi i tij pa mbrojtjen e duhur mund të shkaktojë dëmtime të përkohshme ose të përhershme të shikimit.

Sipas ekspertëve, syzet e zakonshme të diellit nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme, pasi gjatë eklipsit fuqia e rrezeve të Diellit nuk zvogëlohet.

Ekspozimi i syve ndaj Diellit pa mbrojtje mund të shkaktojë retinopati diellore, e njohur edhe si “verbëri nga eklipsi”, një dëmtim i rëndë i retinës.

Sipas ekspertëve, dëmtimi mund të jetë i përkohshëm ose i përhershëm dhe nuk shkakton dhimbje, ndaj simptomat mund të shfaqen vetëm disa orë ose edhe disa ditë më vonë.

Ekspertët theksojnë se syzet e zakonshme të diellit, xhamat e nxirë, filmat radiografikë apo filtrat e improvizuar nuk mbrojnë sytë.

E vetmja mënyrë e sigurt për të parë eklipsin është përdorimi i syzeve të certifikuara sipas standardit ISO 12312-2, të cilat duhet të vendosen përpara se të shikohet drejt Diellit dhe të mbahen gjatë gjithë kohës së vëzhgimit.

Nëse pas eklipsit shfaqen shqetësime, edhe të lehta, si turbullim i shikimit apo probleme të tjera vizuale, mjekët këshillojnë konsultë të menjëhershme me një okulist. Më të rrezikuar janë fëmijët dhe adoleshentët, pasi sytë e tyre janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.

Ekspertët u rekomandojnë prindërve t’i mbikëqyrin gjatë gjithë kohës dhe të sigurohen që përdorin syzet e posaçme. Rrezik më të lartë kanë edhe të moshuarit, personat me sëmundje të syve ose ata që kanë kryer ndërhyrje kirurgjikale okulistike.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër