Tërhiqen nga tregu produktet e qumështit të ndaluara për shitje

Nga D. V.
905 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 gusht, Zhurnal.mk – Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) po vazhdon aksionin e kontrolleve të produkteve të qumështit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Gjatë ditës së sotme janë inspektuar markete në rajonet e Prizrenit, Ferizajt, Vushtrrisë dhe Gjilanit.

Sipas një njofitmi për media thuhet se në kuadër të këtyre inspektimeve janë konstatuar ende në treg produkte të cilat janë ndaluar për shitje nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV).

“Konkretisht, nga raftet e marketeve të inspektuara janë tërhequr këto produkte: Qumësht 3.2% VIDAS – 1 L, Holla Cooking Cream – 1 L, Garden Milk – 1 L, Spec me krem VIDAS – 1 kg, Magic Cream – 400 g, Schmand 18% – 800 g, Djath i bardhë 100% – 250 g”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se inspektorët e IQMT-së kanë urdhëruar operatorët ekonomikë që këto produkte të tërhiqen menjëherë nga raftet e shitjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“IQMT u bën thirrje të gjithë operatorëve ekonomikë që të zbatojnë pa vonesë urdhrat për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu, duke respektuar vendimet e autoriteteve kompetente dhe legjislacionin në fuqi. Po ashtu, IQMT u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që, nëse hasin në treg ndonjërin nga produktet e lartcekura, të ndaluara për shitje nga AUV, ta raportojnë rastin përmes platformës Viber në numrin +383 (0) 46 311-000”, thuhet ndër të tjera në njoftim. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër