Rihanna rikthehet në rrugën ku u rrit, këtë herë me tre fëmijët e saj – rruga tani mban emrin e këngëtares

Nga D. V.
732 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rihanna ka vizituar së fundmi rrugën në Barbados ku është rritur, këtë herë e shoqëruar nga tre fëmijët e saj. Këngëtarja 38-vjeçare ka pozuar së bashku me djemtë e saj, RZA, 4 vjeç, dhe Riot, 3 vjeç, si dhe vajzën 10-muajshe, Rocki Irish.

Familja është fotografuar në Westbury New Road, rruga që sot mban emrin Rihanna Drive, në nder të artistes.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rihanna ka kujtuar fëmijërinë e saj në këtë vend, duke shprehur emocionet për faktin se dikur luante aty si vajzë, ndërsa sot po rikthehet në të njëjtën rrugë me fëmijët e saj.

“Është e pabesueshme të mendoj se dikur luaja këtu si vajzë dhe sot po i sjell fëmijët e mi në të njëjtin vend”, është shprehur ajo, duke shtuar se ndihet mirënjohëse që jeta është “mbyllur në një rreth” dhe duke falënderuar Zotin.

Rruga ku Rihanna kaloi fëmijërinë u riemërtua Rihanna Drive në nder të saj, në Ditën e Pavarësisë së Barbadosit në vitin 2017.

Vitet e fundit, Rihanna ka qenë gjithnjë e më e pranishme në vendlindjen e saj, ndërsa javët e fundit i ka kaluar në Karaibe.

Më 4 gusht, ajo mori pjesë në paradën Grand Kadooment Day, pjesë e festivalit tradicional Crop Over 2026.

Për këtë event, këngëtarja u shfaq me një veshje spektakolare, të kompletuar me një aksesor të madh në kokë të zbukuruar me gurë dhe krahë të mëdhenj prej puplash, të dizajnuara nga Lauren Austin.

Parada shënon tradicionalisht përfundimin e festivalit njëmujor, i cili kremton mbylljen e sezonit të korrjes së kallamit të sheqerit. Tradita e këtij festivali daton që nga shekulli XVII.

Gjatë festimeve, Rihanna është parë duke kërcyer nën ritmet e grupit Aura, që drejtohet nga vëllai i saj, Rorrey Fenty.

Në fillim të këtij muaji, Rihanna organizoi gjithashtu një festë të veçantë për djalin e saj, Riot, me rastin e ditëlindjes së tij të tretë.

Sipas revistës People, festa me tematikë Spider-Man u mbajt në shtëpinë e këngëtares në Barbados.

Rihanna ka tre fëmijë me partnerin e saj, reperin A$AP Rocky, me të cilin është në lidhje që nga viti 2020.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër