Administrata e Përgjithshme e Doganave e Kinës sapo ka publikuar të dhënat e tregtisë së jashtme kineze për shtatë muajt e këtij viti, të cilat tregojnë që vlera e importeve të Kinës u rrit 22 % në krahasim me të të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke e tejkaluar normën e rritjes të vlerës së eksporteve me 8 pikë përqindjeje. Kina nuk është më vetëm “fabrika e botës” që mund të prodhojë pothuajse çdo gjë, por edhe një blerëse e madhe në tregun global.
Në gjysmën e parë të vitit, Kina jo vetëm importoi artikuj të domosdoshëm për përdorim të përditshëm, të tillë si kozmetikë të nivelit të lartë dhe qumësht pluhur, por importoi edhe sasi të mëdha xeherorësh metalikë e përbërësish elektronikë, me ritme rritjeje prej përkatësisht 22.6 % e 45.6 %.
Në gjysmën e parë të këtij viti, vlera e importeve të vajit ushqimor u rrit 19.2 % dhe e produkteve ujore të ngrënshme 24.1 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tryezat e kinezëve janë të lidhura me fermat dhe peshkimin në më shumë se 150 vende të botës.
Duke filluar nga 1 maji i këtij viti, Kina zbatoi zero tarifa për të 53 vendet afrikane me të cilat ka marrëdhënie diplomatike. Në dy muajt në vijim, vlera e importeve të Kinës nga Afrika arriti në 193.8 miliardë juanë, 23.5 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndër to, vlera e importeve të avokados u shtua me 1.3 herë, të mollëve me 89.6 % dhe të portokallit me 27.9 %
