Shkup, 12 gusht Zhurnal.mk – Gjashtë persona janë arrestuar sot pasdite në stacionet policore anembanë Shkupit për bisedë informative lidhur me mesazhet që po shpërndaheshin që nga mbrëmja e djeshme, me pretendimin se në ujin e Shkupit është gjetur bakteria Escherichia coli, mëson Kanal 5. Sipas informacioneve, dy prej tyre ndodhen në stacionin policor në Kisella Vodë, ndërsa të tjerët në stacionet e tjera në kryeqytet, dhe të gjithë janë thirrur pas një denoncimi paraprak nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, transmeton portali Lideri.mk. Ai në një konferencë për shtyp vlerësoi se bëhet fjalë për një shpërndarje të orkestruar të dezinformatave dhe panikut, për çka pret të ketë edhe përgjegjësi.
Arrestohen 6 persona në Shkup, autorë të mesazheve të rrejshme për ujin e pijshëm
Nga Xh M
Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos
586
Artikulli i mëparshëm
